PDSH-ja në ditën e katërt të fushatës parazgjedhore për zgjedhje të parakohshme të 11 dhjetorit, ka qëndruar në fshatin Vrutok të Gostivarit, ku edhe ka prezentuar platformën saj dhe kandidatët për deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Zgjedhjet janë ngjarje shumë e rëndësishme për çdo popull të cilat ndodhin një herë në katër vite. Nëse në zgjedhje vendoset gabimisht të jepet legjitimiteti, me këtë u jepet besimi njerëzve të cilët nuk janë të aftë për të drejtuar shtetin dhe pasojat mund të jenë fatale. Ju garantojë amnisti fiskale, gjegjësisht shlyerjen e borxheve të shqiptarëve, ndaj këtij shteti dhe amnisti për të burgosurit shqiptarë, të cilët janë padrejtësisht në burg”, deklaroi Menduh Thaçi./Telegrafi/