Presidenti i vendit, Hashim Thaci iu ka bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi, që të dalin masivisht në zgjedhjet që do të mbahen të dielën në këtë shtet.
Presidenti Thaçi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se zgjedhjet përbëjnë një momentum të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik për Malin e Zi.
“Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik. U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe, zgjedhjet në Mal të Zi do të mbahen më 30 gusht, ndërsa partitë shqiptare janë bashkuar për të garuar së bashku. /Telegrafi/