Telegrafi

Thaçi flet për raportin e DASH-it: Të merren seriozisht të gjitha ngecjet e identifikuara në këtë raport

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka komentuar raportin për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018 nga Departamenti i Shtetit.

Thaçi ka thënë se të gjitha ngecjet që janë identifikuar në këtë raport duhet të merren seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe të punohet me dinamikë më të madhe në përmirësimin e tyre.

Lexo po ashtu Raporti i DASH-it për Kosovën, reagon ambasadori Kosnett

Postimi i tij i plotë:

Raporti për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka identifikuar shumë përparime në sektorin drejtësisë, por edhe shumë sfida që kemi përpara. I jemi mirënjohës SHBA-së për investimet dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në sektorin e drejtësisë. Të gjitha ngecjet që janë identifikuar në këtë raport duhet të merren seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe të punohet me dinamikë më të madhe në përmirësimin e tyre. Ne duhet ta vazhdojmë luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe t’i garantojmë të drejtat e qytetarëve të të gjitha komuniteteve tona, si vlera mbi të cilat e kemi ndërtuar shtetin tonë. /Telegrafi/