Pas takimit me përfaqësuesit e partive politike, presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme do të jenë 11 ose 18 qershori.
Thaçi u shpreh se ka dëgjuar mendimet e partive politike dhe se në konsultim me KQZ shumë shpejt do të vendos për datën e zgjedhjeve.
“Dëgjova opinionin e 20 partive politike dhe si president që jam do ta respektoj. Në ditët e ardhshme do ta caktoj datën e zgjedhjeve në konsultim me KQZ-në” ka thënë Thaçi./Telegrafi/