Telegrafi

Thaçi flet para shumë liderëve botëror: Sportet bashkuan njerëzit, kur politika nuk arriti ta bënte këtë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Forumin ndërkombëtar të Sportit dhe Paqes, që është duke u mbajtur në Monako.

Para shumë liderëve botërore dhe përfaqësuesve shtetëror dhe të federatave sportive, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se sporti arriti të bashkojë popujt.

Thaçi pas këtij takimi ka shkruar në profilin e tij në Twitter, duke thënë se sportet i bashkuan njerëzit teksa politika nuk arriti ta bënte një gjë të tillë.

Presidenti i shtetit ka deklaruar se Përfaqësuesja e Kosovës është e pandalshme këtë vit.

“Sportet i bashkuan njerëzit, kur politika nuk arriti ta bënte këtë. Të rinj e të reja na bënë krenarë me paraqitjet fantastike duke ngritur flamurin tonë anë e kënd botës, përfshirë lojërat olimpike dhe Euro 2020″.

“Këtë vit ekipi përfaqësues i Kosovës na dha shumë kënaqësi dhe fitore, është e pandalshme”, ka shkruar Thaçi /Telegrafi/