Site icon Telegrafi

Thaçi flet para konferencës: Kosova ka plotësuar kriteret për viza, nuk ka asgjë që e ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Bruksel, ka paralajmëruar konferencën e përbashkët me komisionarin Dimitris Avramopoulos, ku do të flasin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret, dhe se nuk ka asgjë që e ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Duke filluar nga ora 16:30, mund ta ndiqni drejtpërdrejt konferencën e përbashkët për Media me Komisionarin i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret. Tani nuk ka asgjë që e ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen.

Politika jonë pro evropiane dhe puna e vështirë që është bërë për plotësimin e të gjitha kritereve, i jep sot fund izolimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version