Site icon Telegrafi

Thaçi falënderon presidentin Trump: Presim përfundimin e dialogut me Serbinë me njohje reciproke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për mbështetjen në dialogun Kosovë – Serbi.

Presidenti i vendit ka thënë se angazhimi i ambasadorit Richard Grenell dhe Këshilltari të presidentit për Siguri Nacionale, Robert O’brien, do të sjellë njohje reciproke të shteteve në përfundim të procesit.

“Faleminderit edhe njëherë presidentit Donald Trump për mbështetjen lidhur me dialogun Kosovë – Serbi. Angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes ambasadorit Richard Grenell dhe Këshilltarit të presidentit për Siguri Nacionale, Robert O’Brien, ka sjellë një dinamikë të re në proces dhe presim përfundimin e këtij procesi me njohje reciproke të shteteve”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ndërsa në postimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë është publikuar edhe fotografia e parë nga takimi i djeshëm në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij nga Serbia Aleksandar Vuçiq.

Lexo po ashtu Publikohet fotografia e takimit Thaçi-Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë

Në takimin Thaçi-Vuçiq të pranishëm kanë qenë edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare Robert O’Brien dhe i Dërguar i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun, ambasadori Richard Grenell.

Pas takimit me preidentin Vuçiq presidenti Thaçi ka kërkuar majtjen e një seance të Kuvendit tme ç’rast do të raportojë para deputetëve lidhur me takimin e zhvilluar me presidentin serb. /Telegrafi/

Exit mobile version