Policia e Kosovës sot shënon 21 vjetorin e themelimit të saj. E për kontributin e pjesëtarëve të policisë, ka shkruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi ka falënderuar policinë për punën dhe angazhimin e tyre në këto 21 vjet.
“Faleminderit afër 10 mijë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të uniformuar dhe civilë, për punën dhe angazhimin e tyre në këtë 21 vjet”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/