Site icon Telegrafi

Thaçi dhe Haradinaj ftohen nga Merkeli, pjesëmarrjen e konfirmon Vuçiq dhe Brnabiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se do t’i përgjigjet ftesës së Gjermanisë dhe Francës, që me 29 prill do të marrë pjesë në një takim me përfaqësuesit e Kosovës, kurse takimi pritet të zhvillohet në Berlin.

Gjatë një konference për media, presidenti serb ka pranuar se është ftuar në Berlin së bashku me kryeministren Ana Brnabiq, ku konfirmoi se në këtë takim janë ftuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar ftesë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit që do të mbahet në fund të këtij muaji në Berlin.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe vetë zyra e presidentit Thaçi.

“Po, presidenti Thaçi ka marrë ftesë nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron për të marrë pjesë në samitin që mbahet në Berlin”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të presidentit Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version