Telegrafi

Thaçi dhe ekipi olimpik arrijnë në Rio (Foto)

Presidenti Hashim Thaçi bashkë me ekipin e xhudos kanë arritur në Rio de Janeiro, ku zhvillohen Lojërat Olimpike.

Ata janë pritur nga protokolli i shtetit brazilian dhe së bashku kanë bërë edhe fotografi në aeroport për të pranishmit.

Në Rio të Brazilit, Kosovën po e përfaqësojnë Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova në xhudo, në not Lum Zhaveli dhe Rita Zeqiri, në atletikë Vijona Kryeziu dhe Musa Hajdari, në shenjëtari Urata Rama, kurse në çiklizëm Qëndrim Guri. /Telegrafi/