Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, e cila po zhvillohet në Minsk të Bjellorusisë, së bashku me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, kanë kritikuar qëndrimin e Gjermanisë karshi çështjes së ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.
Rreth kësaj ka reaguar ish-ambasadori i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Wolfgang Ischinger.
Reagimi i tij ka ardhur si replikë ndaj një postimi që ka bërë kryeministrja serbe, Bërnabiq në Twitter, ku ka shkruar: “Mbetemi të dedikuar ndaj dialogut dhe gjetjes së një kompromisi dhe një marrëveshjeje të qëndrueshme afatgjate për Kosovën”, transmeton Telegrafi.
At the Core Group meeting @MunSecConf in Minsk, we discussed current regional and global security topics. We remain dedicated to dialogue and finding a compromise and long-term sustainable solution for Kosovo and Metohija. pic.twitter.com/gIhwFQzYDw
— Aна Брнабић (@SerbianPM) October 31, 2018
Ischinger përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se pozicioni i qeverisë gjermane është kritikuar nga Thaçi dhe Bërnabiq.
“Diskutime serioze dhe intensive rreth Kosovës dhe Serbisë. Pozicioni i Qeverisë Gjermane është kritikuar si negativ nga Thaçi dhe Bërnabiq”, ka shkruar Ischinger.
Serious and intense discussion on Kosovo/Serbia: German govt Position criticized by both Thaci and Brnabic as too negative ! @MunSecConf https://t.co/sb34Rvab6T
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) October 31, 2018
Rreth kritikave të presidentit Thaçi dhe Bërnabiqit ndaj Gjermanisë ka reaguar edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se ndalja e Thaçit është imperativ për mbijetesën e shtetit tonë.
“Thaçi kritikon #Gjermaninë për qëndrimin e saj të fuqishëm pro integritetit territorial të #Kosovës. Ndalja e këtij njeriu është imperativ për mbijetesën e Republikës sonë”, ka shkruar Osmani.
Kundër kësaj ka dalë edhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu, i cili e ka quajtur Thaçin aleat të Serbisë.
“Ai momenti kur Gjermania na e mbronë fuqishëm shtetin dhe sovranitetin, e aleati kryesor i Serbisë (Presidenti i Kosovës) e kritikon atë. Ky njeri duhet të ndalet MENJËHERË!”, ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/