Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka dënuar fuqishëm vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në veri e vendit, Oliver Ivanoviq.
Thaçi ftoi organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejt rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë.
“Gjithashtu, apeloj te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/