Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova me Medaljen presidenciale jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
Presidenti Thaçi Medaljen ia ka dorëzuar Fanë Rugovës, bashkëshortes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Pas ndarjes së Medaljes presidenciale, në Muzeun e Kosovës, Sektori i Historisë hapi ekspozitën historike “Kontributi i presidentit historik dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës”, me bashkautor Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi me këtë rast tha se pavarësia e Kosovës nuk erdhi si aksident politik, por u fitua me vetëflijim ku një rol të madh e ka pasur edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova.
Kreu i vendit tha se ish-presidenti Rugova ishte njeri i dialogut dhe me vizion.