Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një diskutim me të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Thaçi gjatë këtij diskutimi me Lajçak tha se Kosova është e përkushtuar për procesin e dialogut që çon në njohje reciproke, si mënyra e vetme për të siguruar paqen afatgjatë në rajon dhe që do të përshpejtonte procesin e integrimit në BE.
“Përsërita se Kosova është e përkushtuar për procesin e dialogut që çon në njohje reciproke, si mënyra e vetme për të siguruar paqen afatgjatë në rajon dhe që do të përshpejtonte procesin e integrimit në BE”, shkruan Thaçi në Twitter. /Telegrafi/
Good discussion about the dialogue b/w #Kosovo & Serbia, and Kosovo’s path to the EU, w/ EUSR @MiroslavLajcak. Reiterated that Kosovo is committed to a dialogue for mutual recognition, as the only way to ensure lasting peace in the region & accelerate the EU integration process pic.twitter.com/uMJb2SRItz
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) October 2, 2020