Site icon Telegrafi

Thaçi: Ata që reaguan ndaj dekorimit të familjes Rugova, ishin ata që ish-presidentin e kanë parë vetëm në fotografi

Presidenti Hashim Thaçi në intervistën në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka folur edhe rreth kritikave që iu bënë lidhur me dekorimin e familjes Rugova me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Thaçi ka thënë se kritikat kanë ardhur nga ata të cilët ish-presidentin Rugova e kanë parë vetëm në fotografi apo televizion.

“Familja Rugova e ka vlerësimin tim maksimal për rolin e tyre shtet-formues. Presidenti Rugova dhe të tjerët nuk e meritojnë të përmenden vetëm në periudha të fushatave zgjedhore, reagimet i kam përcjell kanë qenë kryesisht të njerëzve që presidentin Rugova e kanë parë vetëm në fotografi apo televizion dhe kurrë në jetën e tyre nuk e kanë njohur”, ka thënë presidenti Thaçi, shkruan Telegrafi.

Presidenti ka sqaruar se nuk ka qenë organizator i ekspozitës ‘Kontributi i Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova në shtet formimin e Kosovës’.

“Unë e kom përkrah ekspozitën por nuk kam qenë organizator kam qenë i ftuar dhe kam shkuar me mbajt fjalën dhe jam ndjerë mirë. Askush nuk mund ta mohoj rolin e Rugovës”, tha Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version