Site icon Telegrafi

Thaçi: Më 11 dhjetor duhet t’a vulosim rrugën e vërtetë

Partia Demokratike Shqiptare, në kuadër të fushatës parazgjedhore, ka realizuar takim me banorët e Sllatinës dhe rajonit të Tetovës, kur kanë prezentuar programin e tyre dhe kandidatët për deputetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, para banorëve të Sllatniës tha se qeveria e deritanishme nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të përmirësuar gjendjen e banorëve shqiptarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pasojat e kësaj politike negative i shohim çdo ditë, dikush më herët e dikush më vonë. Sinjali më i fortë dhe më tregues i mirë se këtu gjendja është alarmante edhe në aspektin ekonomik, është ikja e familjeve shqiptare për Zelandë të re, Kanadë, dhe Islandë”, deklaroi mes tjerash Menduh Thaçi.

PDSH-ja në kuadër të aktiviteteve zgjedhore, sonte gjithashtu ka zhvilluar takim me banorët e Çairit, ku premtuan se do të realizojnë të gjitha atë që kanë premtuar./Telegrafi/

Exit mobile version