Site icon Telegrafi

“Më tha se do të luante për Real Madridin një ditë”, Jese zbulon bisedën me Mbappen

Ish-ylli i Paris Saint-Germain, Jese Rodriguez ka thënë se Kylian Mbappe dikur i tha atij se do t’i bashkohej Real Madridit një ditë.

Mbappe ka qenë i lidhur intensivisht me Los Blancos gjatë viteve të fundit, dhe verën e kaluar, Real Madridi paraqiti më shumë se një ofertë për yllin francez.

Këto oferta u refuzuan nga PSG, që mbetet e bindur se mund të bindte sulmuesin e tyre francez për të nënshkruar një kontratë të re.

Por, ndërsa i afrohemi afatit kalimtar të janarit, Mbappe ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re me këtë klubin aktual.

Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini për 'Operacionin Mbappe': Kanë mbetur edhe 50 ditë që ai të fillojë të negociojë me Real Madridin

Ky është një lajm i mirë për Real Madridin, i cili është i lirë të bjerë dakord për një marrëveshje para-kontrate me Mbappen nga 1 janari, për sa kohë që ai nuk nënshkruan kushte të reja përpara kësaj date.

Sulmuesi më pas mund të lidhet me Real Madridin pa asnjë tarifë transferimi gjatë verës, dhe Los Blancos do të kursejnë më shumë se 100 milionë euro.

Përpara kësaj mundësie, ish-ylli i Real Madrid dhe PSG, Jese, i cili tani është me Las Palmas, pretendon se Mbappe i tha atij se do të shkonte në Santiago Bernabeu në një moment.

Lexo po ashtu Zbulohet klauzola që Mbappe kërkon të përfshihet në kontratën e tij të ardhshme me PSG-në apo Real Madridin

“Ai më tha se do të luante për Real Madridin një ditë. Nuk e dija nëse ishte një vit, dy apo tre vjet”, ka thënë fillimisht Jese për Marca.

“Duke e njohur Florentinon…duke ditur gjithçka, ai ka folur me të. Ai do të përfundojë duke luajtur këtu, jam i sigurt”.

“Nuk e di nëse do të jetë tani apo sezonin e ardhshëm”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Exit mobile version