Ky është momenti dramatik kur një student i cili donte të kryejë një sulm terror në Britani të Madhe arrestohet në një bastisje policore, vetëm pak ditë para se ai të planifikonte të udhëtonte në Siri për t’u bashkuar me ISIS.
Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Mubashir Jamil, 22 vjeç, nga Luton, i cili i tha një oficeri të fshehtë se donte të mbante një jelek vetëvrasës dhe të ‘shtypte butonin’.
Ai madje plotësoi një formular aplikimi për ISIS dhe ofroi veten të hidhej në erë për të sjellë ‘shijen e dhimbjes së madhe’ tek njerëz të pafajshëm në tokën britanike, pas sulmeve terroriste në Paris dhe Belgjikë.
Pamjet dramatike të kamerave të policisë tregojnë momentin kur oficerët futen në shtëpinë e tij duke bërtitur ‘qëndroni aty ku jeni’ dhe e vendosin në pranga, vetëm disa ditë para se ai të fluturojë për në Turqi me 2,000 funte, para të gatshme.
Një nxënës dikur i talentuar mohoi përgatitjen e akteve të terrorit, duke thënë se po dëgjonte zëra dhe dëshironte të shkonte në Siri për t’u ekzorcuar nga ‘xhinët’ që po e shqetësonin atë. /Telegrafi/