Silvi Topalli është banori i ri që u fut të shtunën në shtëpinë e famshme, Big Brother VIP.
Në një intervistë të bërë përpara se të hynte, ai ka treguar se çfarë do shohim nga ai në këtë format dhe ka folur për konkurrentët e tjerë.
Në pyetjen se a ka flirtuar me ndonjërën prej vajzave brenda, ai përmendi Sara Gjordenin.
“Do të dalin fotot”, ka qenë përgjigja e shkurtër e Silvit.
Dhe pikërisht ashtu siç deklaroi u publikua një fotografi e tyre e përbashkët.
Modelja shqiptare nga ana tjetër nuk ka bërë ndonjë reagim në lidhje me Topallin.
Ajo ka vazhduar rrugëtimin e saj, teksa po shijon lidhjen e re me reperin Bardhi. /Telegrafi/