Site icon Telegrafi

I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

Gjesti së fundmi ka bërë një diskutim në Big Brother VIP Albania 4 me Aldon, ku e pranishme ishte edhe Gerta Gixhari.

Ajo tha se Egli përpara se të hynte Gjesti në shtëpi qëndronte gjithë ditën me Aldon.

E banorja bëri një deklaratë duke thënë se ‘sytë xixa u lëshonin të dyve’, gjë që nuk u la pa u komentuar.

“Nuk jam i sigurt nëse na i ke ndez xixat apo na i ke fik më shumë”, iu drejtua Aldo – Gjestit.

Artisti nga Kosova tha: “Ju kam prishur raportin. Para se me ardh unë, a keni qenë mirë”.

Lexo po ashtu “Je më i miri, vetëm vazhdo” - Gjestit i vie një tjetër dron në Big Brother VIP Albania

“Nuk e ke prishur ti, vetja vetë. Që kishe dorë po. Ishe pretekst”, iu kundërpërgjigj më pas Aldo.

Gjesti shtoi: “A po sheh që ta dridhi. Ua kam mbaruar keq kulaçin. Aq fort që ju kam ndarë. Ia kam këputur raportin”.

“Sytë e ke vënë re se na shkëlqejnë më shumë”, i tha tutje Aldo. /Telegrafi/

Exit mobile version