Gerard Pique e ka marrë këngën ‘diss’ të Shakiras drejt tij me humor, pasi zbuloi se ekipi i tij arriti një marrëveshje sponsorizimi me markën “Casio”.
Këngëtarja 45-vjeçare ka bërë një goditje ndaj ish-it dhe të dashurës së tij të re, Clara Chia Marti, në tekstin e këngës së saj të fundit.
Artistja, e bën të qartë se po i referohet 23-vjeçares, që ish-partneri i saj përflitet se kishte nisur lidhjen vitin e kaluar para se të ndaheshin, duke thënë: “Unë vlej dy 22-she. Ju shkëmbyet një Ferrari me një Twingo. Ke shkëmbyer një Rolex me një Casio”.
Pique u shfaq në një transmetim të Ligës së Mbretit të premten (13 janar), ku i dha një përgjigje Shakiras teksa foli për ekipin, ku ai është president.
Gjatë transmetimit ai tregoi një orë në dore dhe tha: “Casio na ka dërguar orë dore”.
“Ne arritëm një marrëveshje sponsorizimi me Casio, Liga e Mbretit arriti një marrëveshje me Casio”, tha ai.
“Casio”:
Por el anuncio de Gerard Piqué en la #KingsLeague pic.twitter.com/MIIQpR5BPB— ¿Por qué es tendencia? (@porquetendencia) January 13, 2023
Kënga e Shakirës ishte plot dedikime ndaj 35-vjeçarit, i cili gjithashtu luajti për Manchester United në fillim të karrierës së tij.
Një nga tekstet në këngë thoshte: ‘Shumë palestra. Por punoni edhe pak trurin’.
Shakira i bën një tjetër aludim të qartë Klarës me tekstin: ‘Ajo ka emrin e një personi të mirë. Është e qartë se nuk është ashtu siç tingëllon’.
Ish-çifti, Shakira dhe ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës, Pique njoftuan ndarjen e tyre pas 11 vitesh së bashku në qershor. /Telegrafi/