Bir Brother VIP është aktualisht një prej spektakleve që ka zgjuar më së shumti kureshtjen e publikut.
Banorët në shtëpinë më të famshme në Shqipëri tashmë janë ambientuar me jetën e re dhe pothuajse secilën herë e më shumë po ndajnë histori dhe rrëfime personale.
Njëjtë ka ndodhur edhe me njërin prej banorëve, ish-futbollistin, Granit Cana, i cili si rrallë herë ka hapur zemrën për të treguar një histori dashurie.
Gjatë diskutimit me Fifin dhe Iliri, ai ka treguar se jashtë ka lënë një vajzë për të cilën ende ka ndjenja të forta për të.
“Është nga Peja, kam bashkëjetuar me të, është ndjenjë shumë e fortë, nëse ndonjëherë kam dashuruar me zemër është ajo, në fillim ishte shumë mirë por u shpenzuam duke qëndruar shumë bashkë, dhe erdhi një moment që veç grindeshim. Janë ftohur gjërat, por zemra akoma rreh për të”, ka treguar Graniti.
“E kam pasur të vështirë të tregoi në fillimi, familja e saj nuk e din askush përveç motrës së saj, ndërsa familja ime ishte në dijeni. Vetëm në punë që shkoja, edhe drejt te ajo, vazhdimisht kemi qenë bashkë. Një herë më kanë dal edhe lot për të, është diçka që nuk mund ta mohoi. Nëse e sjellin këtu do ta shihni çfarë ndjenje është”, është shprehur Graniti.
Ndërkohë, kujtojmë që ditë më parë kanë hyrë edhe tri banore të reja, teksa sonte (e premte) pritet të eliminohet njëri nga banorët e nominuar. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.