Site icon Telegrafi

Tezja e saj pothuajse vdiq nga COVID-19, Bebe Rexha flet për trajtimin e keq në spital dhe kapacitetet e dobëta mjekësore në Amerikë

Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është tejet e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të familjarëve të saj.

Kjo pasi ajo përmes një statusi në Twitter, bëri të ditur se tezja e saj për pak sa nuk vdiq në spital, kjo pasi ajo po përballet me virusin vdekjeprurës.

“Tezja ime është në spital për momentin. Ajo ka Covid. Ajo pothuajse vdiq mbrëmë. E vetmja gjë që ajo i tha mamasë time ishte që spitali është aq i mbingarkuar sa është e vështirë të marrësh një infermiere. Ajo tha se ndihet sikur është pjesë e një bagëtie. Infermierja i tha asaj ‘mos më thërrit derisa nuk je duke vdekur’”, shkroi 31-vjeçarja në një status në Twitter.

https://twitter.com/BebeRexha/status/1337853482984898562

Ndërkohë të martën, Rexha shkroi se pas kontaktit me një doktoreshë në Los Angeles, kishte ngelur e habitur kur ajo u shpreh se vendi është me kapacitete të paketa mjekësore shkaku i pandemisë globale.

“Sipas Dr. Christina Ghaly, drejtoreshë e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Qarkut L.A, kishte vetëm 370 shtretër spitalorë për qarkun prej 10 milionësh. Disponueshmëria e ICU (njësinë e kujdesit intensiv) ishte edhe më e keqe, me vetëm 56 shtretër të rritur të ICU të mbetur”, shkroi këngëtarja me prejardhje shqiptare.

Bebe Rexha përndryshe së fundmi është kthyer në New York te shtëpia e prindërve të saj, pas një qëndrimi disa mujor në shtëpinë e saj tjetër në Los Angeles, ku qëndroi e izoluar edhe gjatë pandemisë me vëllanë e saj, Florentin.

Rexha ka treguar se prindërit e saj, Flamur dhe Bukurije Rexha, ishin të prekur me COVID-19 gjatë periudhës së izolimit global, teksa u shpreh se fatmirësisht e kishin kaluar me lehtësi. /Telegrafi/

Bebe Rexha dhe prindërit e saj (Foto: Bukurije Rexha/Instagram)
Exit mobile version