Telegrafi

Tevez: Po mendoj pensionimin, në Argjentinë nuk të lënë të dalësh nga shtëpia

Carlos Tevez nuk e përjashton mundësinë që të tërhiqet përfundimisht nga futbolli në fund të këtij viti.

Sulmuesi argjentinas i Boca Junior e ka deklaruar këtë në një intervistë për Fox Sports Radio.

“Ekziston  mundësia që të lë futbollin në dhjetor. Do të flas me familjen time dhe me ata që duhen. Është normale që të ndiesh lodhje”, tha Tevez në intervistën e tij.

Lexo po ashtu Tevez i del në krahë Icardit

Tevez shpjegoi edhe arsyet që e bëjnë atë të mendojë tërheqjen nga ky sport, edhe pse ai është një udhëheqës i padiskutueshëm i Boca Juniors.

“Në Argjentinë ka shumë presion. Në Evropë, gjithçka mbyllet në përfundim të 90 minutave, kurse këtu ndodh e kundërta. Nuk mund të shoqërosh fëmijët te mjeku apo te dentisti. Këtu jemi të çmendur të gjithë. Për më tepër kur në fushë gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë nuk guxon as të dalësh nga shtëpia”, vijon më tej Tevez.