Carlos Tevez beson se Lautaro Martinez do të bëjë mirë te Interi.
Sulmuesi i njohur argjentinas nuk ka kursyer fjalët e mira për sulmuesin 25 milionësh që zikaltrit e nënshkruan këtë sezon nga Racing Club.
“Ai është i uritur, i pamëshirshëm dhe teknikisht i talentuar. Ai më kujton vetën disa vite më parë. Nga të rinjtë në Argjentinë, ai është dukshëm më i miri dhe mund të bëhet ende më i mirë”.
“Te Interi do ta duan atë”, ka thënë Tevez për Corriere della Sera.
“Argjentina në Kupën e Botës? Shpresoja që mund t’ia dilja, po në fund e kuptova që nuk është e mundur”.
“E ndjej se sa më i vjetër që je, aq më shumë kohë të merr për t’u rikuperuar. Jo të gjithë mund të shkojmë në Botëror. Shikojeni Icardin”.
“Mauro është top lojtar, por konkurrenca është e madhe. Dybala dhe Higuain nuk mund të liheshin. Pres një Botëror të madh nga ata”, ka shtuar Tevez. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=YuXaDlFX0hA