Carlos Tevez e zyrtarizoi rikthimin për herë të tretë te Boca Juniors në Argjentinë.
Ai kaloi një vit në Kinë, ku fitoi pothuajse sa fitoi gjatë gjithë karrierës së tij.
Tevez për një vit ishte lojtari më i paguar në botë, pasi fitonte 41 milionë dollarë në vit.
Sulmuesi i famshëm thotë se është rikthyer për ta fituar Kupën Libertadoresme Boca Juniorsin.
“Dua të luaj dhe të fitojmë për herë të 7-të në histori, Kupën e Libertadores me Boca Juniorsin”.
“Kjo ishte arsyeja më madhore që më bëri të rikthehem sërish këtu”.
“Te Boca ndihem si në shtëpinë time dhe në Argjentinë nuk mund të luaj për asnjë skuadër tjetër”, u shpreh sulmuesi argjentinas.
Sulmuesi do të mbajë fanellën me numër 32 te Boca Juniors. /Telegrafi/