Site icon Telegrafi

Tevdovski: Mjetet për mobilje dhe vetura në projekt buxhetin nuk janë parashikuar për funksionarët

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot në një konferencë për shtyp njoftoi se mjetet në projekt buxhetin për blerjen e mobiljeve nuk janë për zyrat e ministrive, por pajisjen e shkollave, konvikteve studentore, fakultete, stacione policore, vendkalimet kufitare.

Duke komentuar mbi shkrimet e mediave, Tevdovski tha se edhe në mjetet e destinuar për automjete nuk janë planifikuar fonde për komoditetin e zyrtarëve, por për blerjen e automjeteve në shëndetësi, gjyqësi dhe shërbimeve të inspektimit, në mënyrë që ata të mund të përmbushnin detyrimet e tyre të rregullta.

I pyetur nëse fondet janë siguruar në projekt buxhetin nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Tevdovski me dha qëndrimin se janë siguruar mjete për atë që vijon, gjegjësisht zgjedhjet presidenciale./Telegrafi/

Exit mobile version