Site icon Telegrafi

Tevdovski: Mjetet e ndara për referendumin, nuk do të shkaktojnë ribalanc të buxhetit

“Mjetet e ndara për referendumin prej 80 milionë denarëve janë nga rezervat e shtetit dhe nuk do të shkaktojnë ribalanc të buxhetit”.

Këtë e theksoi sot ministri i Financave Dragan Tevdovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë vizitës së tij në Veles, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Saktësisht do të ndahen 80 milionë denarë, ndërsa absolutisht kjo shumë nuk do të shkaktojë ribalanc të buxhetit. Këto janë ndarë si plan për harxhime nga rezervat e shtetit”, tha Tevdovski.

Për atë se si do të harxhohet mjetet, ai tha se Kuvendi është udhëheqësi legjitim dhe sipas ligjit, ai ka të drejtë të shfrytëzojë këto mjete./Telegrafi/

Exit mobile version