Telegrafi

Teuta uron Adonisin për ditëlindje: Nuk ka askund tjetër në botë që dua të jem se sa pranë teje

Foto: Instagram

Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi, ditën e sotme (e enjte) ka një arsye më shumë për të festuar.

Kjo pasi këtë ditë kremton ditëlindjen bashkëshorti i saj, trajneri Adonis Morina, me të cilin është e martuar prej disa vitesh.

Artistja me këtë rast i ka bërë një dedikim në rrjete sociale duke i treguar se sa e lumtur dhe me fat është që ka një person të tillë në jetë.

“Dashuria ime, jeta ime, personi im i dashur, miku im i ngushtë, shpirti im binjak, partneri i jetës time, një dhe i vetmi, bashkëshorti im i mahnitshëm, urime ditëlindja ime shpirt”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Teuta Krasniqi

“Nuk ka askund tjetër në botë që preferoj të jem, sesa pranë jush, gjithmonë dhe përgjithmonë. Të dua”, kanë qenë fjalët e Krasniqit.

Urimet në pjesën e komenteve kanë qenë të shumta edhe nga miqtë e fansat që mban.

Adonisi dhe Teuta janë prindër të një vajze, gjersa aktorja ka edhe një vajzë nga martesa e mëparshme. /Telegrafi/