Teuta Krasniqi është në pritje të fëmijës së saj të dytë e që është i pari me partnerin e saj, Adonis Morina.
Në një intervistë për Bebaime.com, ajo ka treguar se do të lindë sërish vajzë.
“Edhe një vajzë. Ky është gëzim i dyfishtë, sepse gjithmonë kam dashur që Tara të ketë motër dhe jemi që të tre të lumtur për këtë gjë”, citohet të ketë thënë aktorja.
Ajo ka thënë se tashmë ia kanë zgjedhur emrin, por nuk e ka bërë publik. “Është emër shumë i rrallë dhe shumë i bukur”.
Kujtojmë që Teuta e ka edhe një vajzë nga martesa me këngëtarin Blero.