Sot në kinemanë ABC në Prishtinë vetëm për gazetarët është dhënë premiera e filmit ‘Engjëjt janë larg’ film ky i përbashkët mes producentëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe atyre italianë.
E ndërsa sonte, nga ora 20:00 ky film është shfaqur për gjithë audiencën dhe kujtojmë se protagonistët kryesorë janë Teuta Krasniqi dhe Nik Xhelilaj.
Gjithçka ishte gati rreth orës 19:30 ku kishin arritur mysafirët e ftuar. Nga protagonistët e filmit, i pari erdhi Nik Xhelilaj. Por, pasi të tjerët nuk kishin ardhur akoma, aktori i famshëm shqiptar kishte zgjedhur që të pinte një cigare.
Përderisa po mbushej salla, erdhi edhe Teuta bashkë me bashkëshortin e saj Adonisin. Ajo shkëlqente me fustanin e saj elegant. Gjithë vëmendja ishte të çifti i ri e më pak vëmendje iu kushtua Nikut.
Pak minuta më vonë, arriti edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahaga. Kjo e fundit u fotografua bashkë me artistët dhe me producentët.
Pasi salla u mbush plot filloi edhe premiera e filmit./parrotlla/Telegrafi/