Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi, ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri.
“Shoqni” mban titullin kënga e saj e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga Donjeta me muzikë dhe producim nga Bini Diez.
Miksimi dhe masterizimi po ashtu u bë në studion e Bini Nebihit.
Videoja u realizua nga Fullmoon Production.
Artistja ka bërë një paraqitje dhe interpretim të mahnitshëm, meqë shquhet për këngët e tilla.
Këngën e plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Selimit. /Telegrafi/