Telegrafi

Teuta Selimi uron bashkëshortin për ditëlindje me një fotografi të ëmbël në Instagram (Foto)

Këngëtarja e njohur Teuta Selimi është shumë e pëlqyer nga publiku për zhanrin të cilin e këndon.

Ajo është e martuar me Patriot Nezirin, i cili është një nga pjesëtarët e grupit “Humus”.

Dyshja janë të martuar prej vitesh, dhe së bashku kanë dy fëmijë.

Sot (e mërkurë), bashkëshorti i Teutës ka festuar ditëlindjen, gjersa me këtë rast ka marrë urime të shumta nga rrethi i tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Urimin më të përzemërt, ai e ka marrë nga bashkëshortja e tij, Teuta, e cila ka publikuar një fotografi shumë të ëmbël së bashku me të në rrjetin social Instagram.

“Sot është ditëlindja e njeriut tim”, ka shkruar Teuta në mbishkrimin e fotografisë.

Pëlqimet dhe urimet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar. /Telegrafi/