Këngëtarja e njohur Teuta Selimi është shumë e pëlqyer nga publiku për zhanrin të cilin e këndon.
Ajo është e martuar me Patriot Nezirin, i cili është një nga pjesëtarët e grupit “Humus”.
Dyshja janë të martuar prej vitesh, dhe së bashku kanë dy fëmijë.
Sot (e mërkurë), bashkëshorti i Teutës ka festuar ditëlindjen, gjersa me këtë rast ka marrë urime të shumta nga rrethi i tij.
Urimin më të përzemërt, ai e ka marrë nga bashkëshortja e tij, Teuta, e cila ka publikuar një fotografi shumë të ëmbël së bashku me të në rrjetin social Instagram.
“Sot është ditëlindja e njeriut tim”, ka shkruar Teuta në mbishkrimin e fotografisë.
Pëlqimet dhe urimet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar. /Telegrafi/