Gjatë këtyre muajve të nxehtë nuk do të mungojë edhe një këngë e re nga Teuta Selimi.
Këngëtarja në fjalë është duke punuar në projektin e ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti.
Kështu të paktën ka bërë të ditur Selimi përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram.
“Paranoja, po vjen”, ka shkruar Teuta në postimin e ndarë me ndjekësit, ku vjen mjaft elegante dhe në formë.
Ajo shquhet për stilin e saj të veçantë në të kënduar, ndërsa e tillë pritet të vijë edhe në projektin e saj të ri.
Përndryshe, “S’ke jete” në bashkëpunim me këngëtarin Blero është kënga e fundit që ka lansuar para pak muajve. /Telegrafi/