Këngëtarja e njohur Teuta Selimi, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.
“Ja fala” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit baladë.
Muzika është punuar nga Shkumbin Nebihu, gjersa vargjet janë shkruar nga Fadil Topalli.
Kënga është shoqëruar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Shqipëri.
Ana vizuale i është besuar MAX Production.
Ashtu si thuajse në çdo paraqitje tjetër, Teuta edhe kësaj radhe nuk zhgënjeu me stilin dhe interpretimin e saj të veçantë. /Telegrafi/