Këngëtarja e njohur Teuta Selimi ka qenë mjaft aktive gjatë verës me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.
Pas përfundimit të sezonit, ajo është rikthyer në Zvicër së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj.
Teuta është mjaft e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndan herë pas here me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka vendosur të publikojë një ‘selfie’ me bashkëshortin e saj, Patriotin, në Instagram.
Këtë herë, Teuta pozon pa makijazh për t’iu treguar fansave dukjen e saj natyrale në një ditë të zakonshme.
Dhe pavarësisht kësaj, këngëtarja Selimi dukej mjaft bukur edhe pa asnjë pikë grimi në fytyrën e saj.
Në muajt në vazhdim, ajo pritet të sjellë për fansat e saj disa projekte të reja muzikore. /Telegrafi/