Ka kohë që Teuta Selimi nuk ka ardhur me një projekt të ri muzikor, ndërsa thuhet se tashmë është në përgatitje të një bashkëpunimi.
Prive ka bërë të ditur se këngëtarja do të vijë me një duet me reperin e njohur të “Kaos”, Vig Poppa.
Të dy këngëtarët do t’i ruajnë stilet e tyre dhe kënga do të sjellë një gërshetim mes tyre.
Vigi është duke e përgatitur këngën, të cilës është duke ia shkruar edhe tekstin.
“Akull” është titulli i njërës prej këngëve më të fundit të Teutës që u publikua në fund të vitit të kaluar, ndërsa është pëlqyer shumë nga fansat e saj.
Ndërkohë, Vigani javë më parë e ka publikuar bashkëpunimin me Argjentina Ramosajn, “Bad Boy”.
Videoklipi i kësaj kënge u publikua më 15 mars, ndërsa është shikuar afro një milion herë në YouTube.