Telegrafi

Teuta Krasniqi zbulon pak nga ambienti luksoz i shtëpisë së saj, i dekoruar për festat e fundvitit

Teuta Krasniqi. Foto: Norik Uka

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, duket se bashkë me familjen e saj janë përfshirë në atmosferën festive të fundvitit.

Tashmë çdo gjë në shtëpinë e tyre është dekoruar dhe rregulluar me shumë shije, ashtu siç tradita e do në periudhën e festave.

Të premten, Krasniqi ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi të bredhit të stolisur në një prej ambienteve luksoze të shtëpisë së saj.

Foto: Teuta Krasniqi/InstaStory

Aj e shoqëroi fotografinë me disa emoji në formë zemre, duke treguar kështu dashurinë që ndjen për këtë periudhë të fundvitit.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, shkroi aktorja tutje në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar se ndjehet mirë në ambientin e saj të ngrohtë familjar.

Teuta bashkë me dy vajzat dhe partnerin e saj, Adonisin, e shijojnë së bashku kohën e festave. /Telegrafi/