Telegrafi

Teuta Krasniqi vjen festive me Adonisin dhe vajzat për fundvit (Foto)

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi është një prej figurave publike më të ndjekura nga fansat në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se i është rikthyer aktrimit pas një pauze mjaft të gjatë pas lindjes, dhe përveq xhirimeve në serialin “Kafeneja jonë”, ajo do të ketë edhe rolin kryesor në filmin më të ri të Burbuqe Berishës, “Një tregim Prishtine”.

Lexo po ashtu Fillojnë xhirimet e filmit "Një tregim Prishtine", regjisorja Berisha shpalos detajet e dramës më të re në kryeqytet (Foto)

Teuta ka qenë gjthnjë e përfolur për jetën e saj private, teksa vet aktorja ndjehet shumë e plotësuar në këtë aspekt.

Se ka një jetë të lumtur, këtë na e ka dëshmuar edhe përmes disa fotografive të reja, të cilat i ka realizuar së fundmi me familjen e saj për fundvit.

Aktorja Teuta Krasniqi me familjen e saj shfaqet festive për fundvit. Foto: Norik Uka.

Ajo bashkë me bashkëshortin Adonisin, dhe dy vajzat e saj kanë pozuar para aparatit të fotografit të njohur Norik Uka.

Fotografia është realizuar në ambient të mbyllur, teksa familja e aktores duket më festive se asnjëherë më parë. /Telegrafi