Teuta Krasniqi ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj prej aktoreje.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpërblyer aktoren e njohur me çmimin vjetor për aktorin/aktoren më të mirë për vitin 2015, transmeton Telegrafi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Teuta përmes rrjeteve sociale, e cila ka thënë se këtë sukses ia dedikon vajzës së saj Tarës.
Këtë çmim aktores ia solli roli i saj në shfaqjen “Gishti”, ku luajti rolin e Shkurtes./Telegrafi/