Telegrafi

Teuta Krasniqi: Prishtinali, më shumë po thithim oksigjen apo qymyr të djegur?

Teuta Krasniqi është një ndër aktoret më të pëlqyera në Kosovë.

Ajo u bë e famshme në saje të rolit të Sarandës në serialin e mirënjohur “Kafeneja Jonë”.

Shpesh aktoren e kemi parë në ballë të kauzave që kanë të bëjnë me shëndetin e njerëzve.

Së fundi, këngëtarja ka reaguar në lidhje me ajrin e ndotur që gjendet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

“Prishtinali, qysh po ju duket ajri. Ma shumë po thithim oksigjen apo qymyr të djegur. Vetëm grahni se sa më lirë, aq më lirë me u helmuar kolektivisht. Mizerje”, ka shkruar Teuta në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, ditëve të fundit aktorja është përfol rreth shtatzënisë së tretë të mundshme, të cilën e ka hedhur poshtë përmes një prononcimi për Telegrafin.

Aktorja kujtojmë se është nënë e dy vajzave, të cilat i ka në moshë të vogël dhe shqetësohet për shëndetin e tyre. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Teuta Krasniqi mohon lajmin rreth shtatzënisë së tretë (Foto)