Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, këto ditë po qëndron e mbyllur në shtëpi me bashkëshortin dhe vajzat e saj.
Duke qenë e izoluar, aktorja po e shfrytëzon rastin që këto ditë të jetë më aktive për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Ajo e ka treguar tash e sa kohë se është vegane dhe nuk ushqehet me mish, apo produkte të përfituara nga kafshët.
Në postimin e fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, Krasniqi ka shkruar një ndër arsyet se pse është vegane.
“Jam vegane, sepse po bëhem ndryshimi që dua të shosh në botë”, shkruhej në postimin e aktores.
“Kafshët janë miq dhe jo ushqim”, janë fjalët me të cilat ajo shoqëroi mbishkrimin e thënies, ndërsa tregon se ka dy vite që është vegane. /Telegrafi/