Site icon Telegrafi

Teuta Krasniqi ndan një fotografi nga xhirimet e “Mahalla Jonë”, komedisë së njohur të Adem Mikullovcit

Ajo është njëra prej aktoreve më të suksesshme shqiptare, e cila ka nisur karrierën në moshë të re.

Fjala është për Teuta Krasniqin, artisten që tashmë shquhet për një sërë rolesh e shfaqjesh teatrale.

38 vjeçarja numëron ndjekës të shumtë në Instagram dhe së fundmi ndau një fotografi të shkëputur nga xhirimet e saj të para si aktore.

Teuta Krasniqi (Foto: Instagram)

Ajo thekson se ishte në moshën 17 vjeçe, kur aktori i ndjerë Adem Mikullovci, ia ka besuar një rol në filmin e tij “Mahalla jonë”.

Lexo po ashtu Teuta Krasniqi: Axha Adem, faleminderit për gjithçka që i dhurove skenës artistike shqiptare

“Unë 17 vjeçare në xhirimin tim të parë me Adem Mikullovcin Mahalla jonë”, ka shkruar ajo.

Ky postim vjen një ditë pasi ndërroi jetë aktori dhe politikani Adem Mikullovci, për të cilin Teuta dje bërë një dedikim prekës duke e falënderuar për gjithçka që kishte bërë.

Ai vdiq në moshën 83 vjeçare dhe la pas një karrierë të bujshme artistike e njëherësh një vend të posaqëm te mbarë populli shqiptar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=R-QTDStPPbw&ab_channel=HumorShqip

Exit mobile version