Telegrafi

Teuta Krasniqi largohet për një kohë nga rrjetet sociale

Ajo është njëra nga aktoret më të dashura e më të suksesshme në trojet shqiptare.

Fjala është për Teuta Krasniqin, e cila ka qenë mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram, e cila thuajse çdo ditë ka ndarë me ndjekësit postime të ndryshme përfshirë këtu edhe këshillat e saj.

Megjithatë, duket se së fundmi ajo ka vendosur të mbyllë faqen zyrtare të saj për të qëndruar një kohë larg rrjeteve sociale.

Teuta Krasniqi distancohet nga rrjetet sociale (Foto: Instagram)

Llogaria e aktores në Instagram shihet se është ‘bllokuar’, ndërkohë që nuk ka ndarë ndonjë paralajmërim paraprakisht.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Teuta Krasniqi

Krahas Teutës, vlen të ceket se edhe bashkëshorti i saj Adonis Morina nuk është shumë aktiv në rrjete sociale.

Teuta Krasniqi (Foto; Instagram)

Ylli i “Kafeneja Jonë” përndryshe po vazhdon të kalojë kohë të mirë me bashkëshortin dhe dy vajzat: Tarën & Kaia.

Ajo këtë periudhë ka qenë më pasive me projekte për shkak të situatës së krijuar me COVID-19. /Telegrafi/

Teuta Krasniqi (Foto; Instagram)