Ajo është njëra nga aktoret më të dashura e më të suksesshme në trojet shqiptare.
Fjala është për Teuta Krasniqin, e cila ka qenë mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram, e cila thuajse çdo ditë ka ndarë me ndjekësit postime të ndryshme përfshirë këtu edhe këshillat e saj.
Megjithatë, duket se së fundmi ajo ka vendosur të mbyllë faqen zyrtare të saj për të qëndruar një kohë larg rrjeteve sociale.
Llogaria e aktores në Instagram shihet se është ‘bllokuar’, ndërkohë që nuk ka ndarë ndonjë paralajmërim paraprakisht.
Krahas Teutës, vlen të ceket se edhe bashkëshorti i saj Adonis Morina nuk është shumë aktiv në rrjete sociale.
Ylli i “Kafeneja Jonë” përndryshe po vazhdon të kalojë kohë të mirë me bashkëshortin dhe dy vajzat: Tarën & Kaia.
Ajo këtë periudhë ka qenë më pasive me projekte për shkak të situatës së krijuar me COVID-19. /Telegrafi/