Telegrafi

Teuta Krasniqi ka në plan të organizoj një dasmë të dytë

Teuta Krasniqi (Foto: Instagram/teutakrasniqi)

Aktorja Teuta Krasniqi ka qenë e ftuara e radhës në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini.

Në intervistën përballë Artan Telakut, Teuta ka hapur të gjitha letrat sa i përket jetës së saj personale.

Në rrëfimin për familje, Krasniqi u deklarua se edhe pse nuk e kishte menduar vite më parë një martesë të dytë, tashmë me lumturinë që ndjen ka në plan edhe një dasmë.

Bëhet fjalë për një event më privat, por që do të realizohet pas disa vitesh përkatësisht është menduar në shënimin e 10 vjetorit të lidhjes me Adonisin.

Çifti përpos kësaj, po mendon të shtoj familjen edhe me një fëmijë tjetër.

Krasniqi ka shprehur dëshirën për një djalë, por që do të ishte tejet e lumtur edhe nëse bekohet me një vajzë.