Aktorja Teuta Krasniqi e ka pranuar se ajo është martuar sërish, tash me Adonis Morinën.
Aktorja dhe trajneri i saj i fitnesit ishte spekuluar se janë martuar në një ceremoni private muaj më parë.
Dhe në një intervistë së fundmi për revistën Teuta, aktorja që ka të njëjtin emër, pranon këtë gjë.
“Tara e ka aprovuar martesën time me Adonisin”, shkruan në ballinën e numrit të revistës që pritet të publikohet.
Kështu Teuta Krasniqi e pranon se ajo është martuar dhe ka lënë pas kohën e saj me ish-bashkëshortin Bleron, me të cilin ka vajzën Tarën. /Telegrafi/