Telegrafi

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina festojnë përvjetorin e romancës së tyre

Foto: Instagram

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, sot (e diel) feston një ditë të veçantë.

Ajo dhe partneri i saj, trajneri i fitnesit, Adonis Morina, janë së bashku prej shumë vitesh dhe sot festojnë përvjetorin e lidhjes.

Ylli i “Kafeneja Jonë” ka ndarë një postim në rrjete sociale përkrah bashkëshortit duke e uruar për këtë përvjetor.

“Urime përvjetorin shpirt. Le të plakemi të rrudhur së bashku. Ju do të jeni gjithmonë dashuria ime. Të dua”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Teuta Krasniqi

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të menjëhershme nga miqtë dhe ndjekësit e tyre.

Teuta dhe Adonisi ndërkohë u martuan në vitin 2016, ndonëse ceremonia e tyre ishte më private.

Ata ndajnë së bashku një vajzë, ndërsa Krasniqi ka edhe një vajzë tjetër nga martesa e mëparshme me artistin Blero Muharremi. /Telegrafi/