Telegrafi

Teuta Krasniqi me dedikim zemre për babanë e saj: Faleminderit që na bënë krenarë me veprat tua

Foto: Teuta Krasniqi/Instagram

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi, është shumë e pëlqyer për rolet e saj në filma dhe seriale vendore.

Ajo është një personazh mjaft i ndjekur nga publiku edhe në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktive.

Lexo po ashtu Teuta publikon një fotografi me Bubulinën, sa ka ndryshuar pas kaq vitesh ish-këngëtarja?

Shpesh, Teuta tregohet e hapur me fansat duke publikuar imazhe me familjarët e saj.

Së fundmi, aktorja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet pranë babait të saj, ndërsa i uron ditëlindjen në mbishkrimin e fotografisë.

Teuta Krasniqi dhe babai i saj, Milazim Krasniqi (Foto: Teuta Krasniqi/Instagram)

Ajo shkruan fjalë të ndjera zemra për babanë, duke cekur ndër të tjerash faktin se sa krenare ndjehet si vajza e tij.

”Jo rrallë herë, e kam cek se sa me fat jam që jam çika jote, sa me fat jam që jam rritë dhe eduku nga një babë me vlera të larta njerëzore, babë që na ka dhënë dashuri të pakusht dhe përkrahje të përhershme. Mbi të gjitha na ka mësuar që një ndër virtyret më të larta që njeriu duhet t’i ketë, është modestia. Faleminderit babi, faleminderit që je ky që je, faleminderit që na bënë krenar me vlerat dhe veprat tua. Urime ditëlindja, paç shëndet dhe mbarësi, bashkë me familje e njerezit tu të dashur. Të paçim”, janë fjalët e aktores Krasniqi në Instagram.

Ndërkohë, edhe pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk kanë munguar. /Telegrafi/